Kategoria e Parë, renditjet/ Humbje që e trondit Dinamon, Tomori “turpëron” Flamurtarin

Kategoria e Parë ka zhvilluar takimet e radhës të kampionatit gjatë ditës së sotme. Në grupin A veçohet fitorja e arritur nga Vora kundër Dinamos. Goli i Tavanit në minutën e 88 ka mjaftuar për t’i dhënë tre pikët Vorës, duke i surprizuar miqtë. Nga krahu tjetër Dinamo vazhdon tronditjen e javëve të fundit, teksa u largua edhe stafi italian që erdhi për të zëvendësuar Kamaratën.

Papritur Dinamos i kthehen makthet e viteve të fundit, ndërsa deri në periudhën e festave të fundvitit po përjetonte një moment fantastik, ku Superiorja shihej shumë afër. Në grupin B duhet veçuar fitorja e pastër që Tomori ka marrë në shifrat 4-0 kundër Flamurtarit, ndërsa pas nuk mbetet as Egnatia që ia doli 4-1 ndaj Turbinës duke mbajtur 9 pikë diferencë si vendi i parë. /Sport Ekspres/

Grupi A

Vora-Dinamo 1-0 88’Tavani

Veleçiku-Oriku 1-0 31’Bega pen

Grupi B

Elbasani-Pogradeci 1-2 29’Balduino/ 10’Dragoshi, 62’Dushaj

Tomori-Flamurtari 4-0 35’Camko, 40’Pepa, 65’Camko, 72’Oshafi

Egnatia-Turbina 4-1 28’Magani, 45’Shtubina, 53’Magani, 59’Shyti/ 38’Jaupaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online