VIDEO/ Tiki-Taka dhe çmenduria e Sadio Manesë në asistim, thyen çdo ligj fizike ndaj Manchester United-it

Liverpool po udhëheq bindshëm ndaj Manchester United-it. Të kuqtë janë në avantazh 2-0, duke gjetur rrjetën në minutën e 5 me Diazin dhe në të 22-tën me Salah. Goli i dytë ishte një vepër arti e realizuar nga djemtë e Klopp-it.

Lojtarët e Liverpool-it qarkullojnë bukur topin me Tiki-Takan e tyre dhe “dalldisin” kundërshtarët. Ndërsa pjesa më e bukur mban autorësinë e Sadio Manesë. Senegalezi thyen çdo ligj fizike, teksa i gjendur me kurriz nga porta jep një asisit fantastik për Salah. Një lëvizje e Manesë që i ka befasuar të gjithë, pasi askush nuk e priste një asist të tillë nga pozicionet që gjendeshin të dy lojtarët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online