VIDEO/ Tifozët thërrasin në kor emrin e tij, Xhaka lëshon gojën dhe vë në siklet gazetarin

Arsenali ka fituar sot derbin e Londrës kundër Chelsea-t. Pas triumfit 0-1 në “Stamford Bridge“, ekipi i drejtuar nga Arteta ka marrë kreun e renditjes në Premier League. Nga minuta e parë në fushë ka qenë edhe Granit Xhaka, që ka fituar dashurinë e tifozëve me paraqitjen e tij. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Arsenalit kanë thërritur në kor emrin e mesfushorit shqiptar, ndërkohë që ky i fundit ishte duke dhënë intervistën.

I pyetur nga gazetari në lidhje me atmosferën, Xhaka është rrëmbyer nga emocionet dhe e ka tepruar me fjalorin e tij. “It’s fuc**** unbelievable“, ka thënë lojtari me origjinë shqiptare, duke vënë në siklet gazetarin. Ky i fundit i ka kujtuar menjëherë se duhet të ketë kujdes me fjalorin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online