VIDEO/ Broja nuk e shpëton dot Chelsea-n nga humbja, derbi mbyllet me sherrin e Granit Xhakës

Derbi i Londrës i përket Arsenalit. “Topçinjtë” kanë fituar me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja u vendos në minutën e 63-të, kur Gabriel shtyn në rrjetë topin e hedhur nga goditja e këndit prej Sakasë. Menjëherë pas golit në fushë hyn edhe Armando Broja, i cili zëvendëson Aubemayang-un. Gabonezi ishte i gjithi në hije në “Stamford Bridge”, prandaj zëvendësimi ishte e vetmja rrugë për Potter-in.

Megjithatë as Armando Broja nuk arriti të kërcënonte portën e Arsenalit, duke mos e shpëtuar dot Chelsea-n nga humbja. Në fund ka pasur edhe nerva e tension në fushën e lojës. E sigurisht që kur bëhet fjalë për nerva, i pari që vjen në mendje është Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar është përplasur fizikisht me dy lojtarë të Chelsea-t, teksa është dashur ndërhyrja e futbollistëve të tjerë për të shmangur më të keqen. Nuk ka vonuar shumë edhe vërshëllima e trefishtë, pas së cilës Arsenali ka marrë vendin e parë në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online