VIDEO/ Tifozët nuk e harrojnë të shkuarën! Gerrard pritet në “Old Trafford“ me vërshëllima, legjenda e Liverpool-it di si të përgjigjet

Steven Gerrard është kthyer mbrëmjen e sotme në “Old Trafford“ pas shumë vitesh. Legjenda e Liverpool-it ka hyrë për herë të parë në këtë stadium si trajner dhe sigurisht që pritja nuk ka qenë aspak e ngrohtë për të. Ish-mesfushori anglez është pritur me vërshëllima që pushtonin “teatrin e ëndrrave”, por pavarësisht kësaj Gerrard ka ditur si të përgjigjet.

Trajneri i Aston Villa-s është kthyer nga tifozët dhe ka vendosur ti shohë në sy, ndërkohë që ecën përgjatë vijës anësore të fushës krejtësisht i qetë dhe i pashqetësuar. Megjithatë si për të mos mjaftuar vetëm reagimi i tifozëve, Gerrard është larguar me një eliminim 1-0 nga FA Cup nga rivali i tij më i madh, Manchester United./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online