VIDEO/ Tifozët më në formë të këtij sezoni nuk janë në Superiore, Tigrat janë thjeshtë…niveli tjetër!

Që pas ndërrimit të skemës së Superiores, duket se interesi i tifozëve për të ndjekur çdo ndeshje në stadium është në rënie, pasi në këtë fazë përballjet nuk janë edhe aq shumë vendimtare. Por në Kategorinë e Parë është një skuadër, tifozët e së cilës janë padyshim në formën më të mirë dhe po shkëlqejnë mbi gjithë të tjerët në Shqipëri.

Tigrat! Një numër i konsiderueshëm i tyre udhëton për të parë skuadrën e cila po kryeson Kategorinë e Parë. Gjithmonë bëjnë zhurmë në stadium, brohorasin dhe këndojnë, të rralla janë momentet që mund t’i gjesh “Tigrat” në qetësi. Për më tepër që shumica e pjesëtarëve të tyre janë në një moshë të konsiderueshme, por zemra u thërret për të brohoritur për Elbasanin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online