Regjistron nisjen më të keqe në historinë e Romës, Murinjo mburret edhe në krizë: Ky klub nuk kishte luajtur kurrë dy finale europiane radhazi

Roma ka marrë sot një tjetër humbje, duke thelluar edhe më shumë krizën e rezuktateve në këtë fillim të sezonit. Disfata 4-1 ndaj Xhenoas e çon në 4 numrin e humbjeve të verdhekuqve në 6 ndeshjet e para në Serinë A. Por, Murinjo e gjen vendin për t’u mburrur edhe në këtë situatë. I pyetur në lidhje me nisjen më të dobët në historinë e Romës, trajneri portugez është përgjigjur me faktin se ky klub nuk kishte luajtur kurrë dy finale europiane të njëpasnjëshme.

“Është e vërtetë, është fillimi më i keq ndonjëherë i sezonit si për Romën, po ashtu edhe për mua si trajner. Por është gjithashtu e vërtetë se Roma kurrë nuk ka pasur rastin të luajë në dy finale europiane rresht në historinë e saj”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online