VIDEO/ Tifozët izraelitë menduan se po tallej me ta! Festimi i Neymar sjell kaos në Champions League, braziliani ankohet te arbitri

Sonte në Haifa, PSG ka mposhtur Maccabin me rezultat 1-3 pa probleme të mëdha. Ndonëse vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi në këtë ndeshje, PSG-ja filloi me shpejtësi dhe në fund shënoi tre gola për fitoren përfundimtare.

Neymar vulosi fitoren për parisienët. Ai shënoi gol në minutën e 88-të të ndeshjes për 3-1. Braziliani prej kohësh i feston të gjitha golat duke u “tallur” me duar në kokë dhe duke nxjerrë gjuhën. Megjithatë, për këtë lëvizje sonte ai mori një karton të verdhë pasi u drejtua nga tifozët kundërshtarë.

Arbitri Daniel Siebert nuk e fali dhe e ngriti kartonin e verdhë. Protestat dhe shpjegimet e futbollistit brazilian ishin të kota. Ai mori një karton të verdhë, por gjithashtu zemëroi turmën vendase pasi shumica menduan se po tallej me ta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *