VIDEO/ Nuk duan t’ia dinë më as për kamerat! Juventusi kthehet si “ekip lagjesh”, Di Maria pyet Milik: Pse të hoqi trajneri?

Juventusi po nis të shkruajë një faqe të zezë në histori. Bardhezinjtë kanë humbur me shifrat 1-2 në shtëpi ndaj Benfica. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që kjo skuadër të mundej në dy takimet e para në Champions League.

Problemet janë të mëdha në skuadër dhe duket qartazi se lojtarët nuk po e ndjekin më trajnerin. Menjëherë pas ndeshjes, kamerat filmuan bisedën mes Di Maria dhe Milik, gjë e cila normalisht duhej të ndodhte në dhomat e zhveshjes.

Tashmë futbollistët nuk po e marrin në konsideratë këtë pjesë, për t’i shprehur emocionet e tyre në sy të të gjithëve. Di Maria ka pyetur Milik se pse u hoq nga trajneri dhe nuk arrinte të kuptonte se përse Allegri e zëvendësoi sulmuesin në minutën e 70 të takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online