VIDEO/ Tifozët e quajnë krim.inale! Otamendi i shkundi rrjetën Barcelonës, askush nuk kupton arsyen e anullimit

Barcelona po vazhdon të vuajë në Champions League. Katalanasit e kanë mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-0, por kjo vetëm falë arbitrit. Benfica kishte të drejtën e ekzekutimit të një goditjeje nga këndi dhe kur topi përfundon në zonë, Otamendi shkund rrjetën e Barçës me një supergol.

Megjithatë nuk do të kishte festë për portugezët. Arbitri anullon menjëherë golin dhe qetëson lojtarët e Xavi-t, por duke shkaktuar shumë polemika. Shumë tifozë kanë nisur ta quajnë krim.inal këtë vendim të arbitrit nëpër rrjetet sociale, teksa arsyetimi se topi kaloi vijën kufizuese gjatë krosimit lë vend për diskutim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *