VIDEO/ Tifozët e PSG “i vendosin flakën” Milanos, ndeshja fillon pa hyrë mirë në stadium

Faza e grupeve të Champions League vazhdon me ndeshjet e javës së katërt, dhe një nga duelet më interesante luhet në grupin F, ku Milani do të presë PSG. Ky grup është shumë interesant dhe çdo ndeshje deri në fund do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme.

Kryesues i grupit është PSG me gjashtë pikë të fituara, Borussia Dortmund dhe Neëcastle kanë nga katër pikë, dhe Milan është dy pikë të fituara. Pra, mund të themi se dueli i mbrëmjes së sotme në San Siro ka një rëndësi më të madhe për kuqezinjtë.

Interesant është fakti se Milani nuk ka shënuar ende gol këtë sezon në Champions League dhe ka një goldiferencë 0-3. Kjo ndeshje është ndezur në rrugët e Milanos, ku mbërritën edhe tifozë nga Parisi. Tifozët më të zjarrtë të PSG-së janë mbledhur në sheshin kryesor të Milanos dhe kanë “ndezur” rrugët e Milanos me pishtarë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online