Për disa futbolli është më shumë se një sport. Për disa futbolli është traditë, është emocion, është mënyrë jetese. Magjia e sportit më të dashur në botë nuk fillon me shkelmimin e topit nga mesi i fushës, por që me atmosferën e tifozëve në tribuna. Mbështetësit e Borusias së Dortmundit janë një shembull i pastër se çdo të thotë dashuria e pakushtëzuar për klubin e zemrës.
Sot, në 50-vjetorin e ndërtimit të stadiumit “Vestfalenshtadion”, tifozët e Dortmundit kanë festuar me një koreografi mahnitëse. Nën ritmet e muzikës heavy-metal, stadium oshëtinte nga koret e tifozerisë, që kishte zënë çdo ulëse të mundshme. I gjithë “Vestfalenshtadion” ishte i veshur me ngjyrat verdhezi, duke krijuar një pamje mbresëlënëse për syrin. Tifozët e Borusias janë një pasuri e jashtëzakonshme e futbollit botëror, që ia vlen të ruhet nga UEFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Borussia Dortmund mit der besten Choreo in der Geschichte der Bundesliga. Es ist unfassbar.#BVBVfB pic.twitter.com/e5x9jVSnO0
— Ali (@AIiBVB) April 6, 2024