VIDEO/ Taulant Seferi jep spektakël, shënon një nga golat më të bukur të karrierës

Taulant Seferi ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme. Sulmuesi shqiptar ka shënuar përballë Al Vahdasë. 27-vjeçari dhuroi spektakël në minutën e 53-të të takimit, kur i rrëmbeu një top kundërshtarëve dhe depërtoi menjëherë në zonën e rreptësisë.

Megjithëse në një pozicion të prirët, Taulant Seferi shënjestroi portën dhe ia doli që të shkundte rrjetën me sukses. Topi i gjuajtur prej tij përfundoi në trekëndësh, duke e zhvlerësuar tërësisht hedhjen e portiërit kundërshtar. Seferi shënoi kështu një nga golat më të bukur të karrierës së tij, por ekipi i tij është duke humbur me shifrat 2-1 nga Al Vahda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/