VIDEO/ Gol dhe asist brenda 45 minutave, raketa Roshi “shpërthen” në Turqi

Odise Roshi është duke i dhënë fitoren ekipit të tij, Sakariasporit. Këta të fundit po udhëheqin lojën me rezultatin 2-0 dhe në të dy golat ka qenë protagonist futbollisti fierak. “Raketa” Roshi ka dhënë asist për Del Vajen në minutën e 3-të të takimit, ndërsa në të 43-tën ishte ai vetë që e dërgoi topin në rrjetë.

Lojtari shqiptar hyri bukur në zonë nga krahu i majtë i sulmit dhe prej aty e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Sakariaspori i është drejtuar dhomave të zhveshjes në epërsi, ndërsa në lojë kanë mbetur edhe 45 minuta për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/