VIDEO/ Tifozët dashurohen pas Lorenc Trashit, mbrojtësi i Kombëtares tregon nivel të jashtëzakonshëm

Nga Klaudio Ndreca

Aventura e re për Lorenc Trashin në Kuvajt ka nisur në mënyrën më të mirë. Nuk ka nevojë për shumë kohë që mbrojtësi të përshtatet, duke treguar menjëherë nivel të jashtëzakonshëm. Tifozët e Al Qadisiya janë “dashuruar” me këtë futbollist pasi po shpalos të gjitha aftësitë e tij.

Në fitoren e arritur në shifrat 0-2 gjatë ditës së sotme ndaj Al Sulahibikat, Trashi ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës, duke kontribuar edhe në golin e parë të takimit. Një krosim perfekt vjen nga krahu i majtë, atje ku lojtarët e Al Qadisiya e kishin të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Por edhe në ndeshjen e shkuar ndaj Al Naser, Trashi ka treguar se është “zot” në krahu e majtë duke fituar duelet dhe duke hyrë në driblime të suksesshme, me komentet që janë jashtëzakonisht pozitive edhe në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online