VIDEO/ Në “derbin e Karnavaleve” të Bundesligës, Elvis Rexhbecaj shënon një gol fantastik

Elvis Rexhbecaj është duke vendosur deri në këto momente përballjen mes Mainzit dhe Këln, e cila ndryshe njihet edhe si “derbi i Karnavaleve”. Futbollisti shqiptar ka realizuar në minutën e 55 të takimit, me një kordinim fantastik pasi topi ishte në ajër dhe pa e ndalur.

I ndihmuar disi edhe nga devijimi i lojtarit kundërshtar, ky realizim po i jep tre pikët deri në këto momente Këlnit, ndërsa mbeten edhe pak minuta nga fundi i lojës. Rexhbecaj ka luajtur më herët në Bundesligë me fanellën e Wolfsburg, atje ku konsiderohej si një nga talentet më premtues të elitës gjermane.

Megjithatë vazhdimësia mungoi nga ana e mesfushorit shqiptar, që tanimë kërkon të rikthehet në nivelet e larta. Sa i përket zgjedhjes së Kombëtares, Rexhbecaj ëndërron që të veshi fanellën e Gjermanisë, por së fundmi është Kosova më në avantazh duke ditur se ëndërra “e pancerave” është thuajse e pamundur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online