VIDEO/ Tha se Barcelona ishte ëndrra e fëmijërisë, i gjithë stadiumi i Atletico Madrid në fishkëllima për lojtarin e tyre

Atletico Madrid luajti me Granadën në javën e parë të La Ligës dhe stadiumi Ëanda Metropolitano kishte një “mirëseardhje” jo të ngrohtë për portugezin që dëshiron të largohet sa më shpejt nga Atletico. Joao Felix e nisi ndeshjen në pankinë, por nuk e kishte të lehtë kur spikeri tha emrin e tij dhe i gjithë stadiumi filloi të fishkëllejë.

Kjo nuk është aspak befasuese, duke qenë se jo shumë kohë më parë portugezi deklaroi se dëshiron të veshë fanellën e Barcelonës. “Unë do të doja të luaja për Barcelonën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja të vija në atë klub. Ka qenë ëndrra ime që nga fëmijëria. Nëse kjo ndodh, do të jetë realizimi i ëndrrave të mia”, tha Felix. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online