Atletico Madrid luajti me Granadën në javën e parë të La Ligës dhe stadiumi Ëanda Metropolitano kishte një “mirëseardhje” jo të ngrohtë për portugezin që dëshiron të largohet sa më shpejt nga Atletico. Joao Felix e nisi ndeshjen në pankinë, por nuk e kishte të lehtë kur spikeri tha emrin e tij dhe i gjithë stadiumi filloi të fishkëllejë.
Kjo nuk është aspak befasuese, duke qenë se jo shumë kohë më parë portugezi deklaroi se dëshiron të veshë fanellën e Barcelonës. “Unë do të doja të luaja për Barcelonën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja të vija në atë klub. Ka qenë ëndrra ime që nga fëmijëria. Nëse kjo ndodh, do të jetë realizimi i ëndrrave të mia”, tha Felix. /Sport Ekspres/
the disrespect when joao felix came onto the screen, these atletico madrid fans deserve the worst pic.twitter.com/JZD8xFtRtF
— appie? (@appie_cfc) August 14, 2023