Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së 30 të Kategorisë Superiore. Një javë kjo që ka sjellë edhe ndryshime në tabelën e renditjes. Teuta rrëmben përsëri kreun, teksa ditën e sotme ka mposhtur Kukësin me shifrat 0-2 me golat e Krasniqit dhe të Rutem Hoxhës. Verilindorët zhyten edhe më thellë në krizën e tyre këtë sezon, që është më i dobti për ta në vitet e fundit.
Ndërkohë në Laç ka mbizotëruar paqja. Dueli mes kurbinasve dhe Partizanit pritej të ishte tepër i ndezur ditën e sotme për shkak të deklaratave që kanë paraprirë ndeshjen. Klubi i Laçit do të quante kundërshtarët “ekip piktorësh“ dhe i akuzoi për fitore pa djersitur në fushë. Megjithatë në fund ekipet janë ndarë në një barazim 2-2.
Të parët kaluan në avantazh të kuqtë, që në minutnën e 8 tundin rrjetën me Çinarin, ndërsa më pas do të vinte edhe përmbysja e Laçit. Por Partizani nuk dorëzohet dhe në minutën e 82 ndëshkon përsëri rivalët dhe e mbyll sfidën në 2-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kukësi-Teuta 0-2 Krasniqi 13′, Hoxha 67′
Kukësi: Tafas, Baravikas, Bytyçi, Kurdiç, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Gashi, Eze
Trajner: Mirel Josa
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi
Trajner: Edi Martini
Laçi-Partizani 2-2 Musta 18′, Shehu 59’/ Cinari 8′, Xhunior 82′
Laçi: Sherri, Malota, Ignjatovicc, Turkaj, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Harmon, Xhixha
Trajner: Shpëtim Duro
Partizani: Teqja, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Xhunior
Trajner: Ilir Daja