VIDEO/ Ndrëpritet loja dhe presin ambulancën, Tirana-Vllaznia rinis përsëri pas… 16 minutash

Një moment i pazakontë ka ndodhur në një nga sfidat më të forta të kësaj jave, asaj mes Tiranës dhe Vllaznisë. Loja është ndërprerë në minutën e 79 dhe shkak për këtë është bërë.. ambulanca. Kjo e fundit është larguar nga stadiumi për të dërguar njërin prej lojtarëve në spital dhe loja nuk mund të rinisë pa praninë e automjetit në afërsi të fushës.

Por mbërritja e saj ka ndodhur pas vetëm 16 minutash. Kohë kjo kur rinisi përsëri “klasikja“ e futbollit shqiptar. Ndërkohë dy lojtarë kishin nevojë të merrnin trajtim në spital. Bëhet fjalë për Da Silvan e Vllaznisë si dhe për Grent Halilin e Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online