VIDEO/ Teuta nuk shënon as me penallti, Partizani i falet Hoxhës dhe mban rrjetën e paprekur për 6 ndeshje radhazi

LIVE, Partizani-Teuta 0-0

Takimi mes Partizanit dhe Teutës i luajtur në “Elbasan Arena” është mbyllur në barazim 0-0. Sigursht që në duelin mes mbrojtjeve më të mira të kampionatit një rezultat i tillë dukej i pritshëm. Megjithatë skuadra e udhëhequr nga Edi Martini ka pasur shansin e artë që në minutën e 84-t të siguronte fitoren, por “djemtë e detit” nuk i japin fund thatësirës së golave as nga pika e bardhë e 11 metërshit.

I gjendur përballë Alban Hoxhës, Vila humbet duelin me portierin e Partizanit. Kryeqytetasit i falen kështu gardianit të tyre, që me penalltinë e pritur mbrëmjen e sotme bën që rrjeta e të kuqve të qendrojë e paprekur për të 6-n ndeshje radhazi në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Kardozo

Teuta: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Karabeci, Aleksi, E.Vila, L.Vila, Bregu, Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online