“Na u bë racizmi i modës”, trajneri i Benfikës del kundër rrymës: Tani çdo gjë që thuhet për një njeri me ngjyrë është racizëm

Episodi i ndodhur në sfidën e vlefshme për Champions League mes PSG-së dhe Bashaksehirit ka qenë kryefjala e mbrëmjes së djeshme. Lojtarët e të dyja skuadrave braktisën fushën në shenjë proteste, teksa arbitri i 4-t i takimit, Sebastian Koltesku, u akuzua për gjuhë raciste ndaj ndihmës trajnerit Uebo. Shumë njerëz kanë dalë në mbrojtje të këtij të fundit dhe kanë kryqëzuar gjyqtarin rumun, por duket se ka edhe nga ata që janë kundër rrymës.

Trajneri i Benfikës është pyetur në konferencë në lidhje me këtë çështje dhe përgjigja ka qenë ndryshe nga se shumë mund të prisnin. Sipas Jorge Jesus racizmi është ktheyr në modë në ditët e sotme dhe veprimet e fjalët ndaj personave me ngjyrë shihen si një shenjë racizmi, ndërsa po të njëtat veprime apo fjalë për një person të bardhë nuk përbën problem.

“Nuk e di çfarë ndodhi apo çfarë u tha, por ditët e sotme kjo puna e racizmit është bërë e modës. Si një qytetar, unë kam të drejtë të mendoj në mënyrën time dhe mund të kem një opinion konkret vetëm kur e di se çfarë u tha në ato momente. Këto ditë çdo gjë që thuhet për një person të zi është gjithmonë një shenjë racizmi, ndërsa e njëjta gjë për një njeri të bardhë nuk është më një shenjë racizmi. Është një valë që po mbulon botën. Ndoshta atje (në ndeshjen PSG-Bashaksehir) pati një shenjë racizmi, por nuk e di se çfarë i thanë arbitrit”, ka thënë Jorge Jesus./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online