Intervistat/ “Nuk kemi nxjerrë ndonjeherë pretendime“, Daja tregon problemin e Partizanit: Nuk bëjmë dot rotacion

Është mbyllur ditën e sotme edhe java e 7 e Kategorisë Superiore. Sipari u ul me ndeshjen Partizani-Teuta që përfundoi me shifrat e barabarta 0-0. Dy klubet me mbrojtjen më të mirë të kampionatit e ruajnë portën e paprekur edhe për një tjetër javë. Portieri Alban Hoxha ishte ai që shpëtoi “demat e kuq“ nga humbja, teksa priti penalltinë e goditur nga Vila në minutën e 85. Ndërkohë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, protagonistët e takimit kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport“.

Ilir Daja (Partizani): “Ne me këmbë në tokë jemi. Nuk kemi nxjerrë asnjëherë pretendime. Pretendimet i kemi thënë nga ajo që kemi shfaqur në lojë. Futja e lojtarëve pa formën e tyre të mirë ndoshta nuk është në të mirë të manovrës. Ky është problemi jonë, që nuk mund të bëjmë dot rotacion. Teuta është fituesja e Kupës dhe ka një kontigjent lojtarësh që i ka mbajtur këtë vit dhe i ka shtuar me emra si Krasniqi, Bregu, Daja. Në këtë aspekt nuk jemi në kondicion të barabartë.

Po jua bëj një pyetje. Kush ekip është për kampion deri më sot? Në situatën që po jetojmë nuk mund të bëjmë plane afatgjatë. Ne do mundohemi të marrim sa më shumë deri në dhjetor dhe me shpresë se në janar mund të hapet merkato. Më të vërtetë nuk kemi fituar, por edhe ekipet që e kanë nisur si pretendente nuk kanë fituar ndaj nesh“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online