Deklarata që ka bërë bujë në median sportive gjatë ditës së sotme ishte ajo e ardhur nga presidenti i Laçit, Pashk Laska. Ky i fundit ktheu përgjigje pa ngurruar për “RTSH” se mes Vllaznisë dhe Teutës dëshiron që të shohë Teutën si kampione. Njëkohësisht duke folur edhe për objektivat e klubit të kurbinasve thuhet se kërkohej vetëm kualifikimi në Europë.
“Mendonim vetëm që të kualifikoheshim në Europë, kampionati nuk na interesonte fare. Deri tani jemi kampion. Teuta kampion, Teuta kampion”, u shpreh Laska. Sigurisht që këto fjalë ngjallin shumë diskutime teksa ndeshja e radhës do të jetë mes Lacit dhe Teutës. Kurbinasit kanë ende shpresa për të fituar titullin kampion teksa arritën që të mbanin veten në garë duke mundur Tiranën. /Sport Ekspres/