VIDEO/ Teuta është kampione e Superiores! Bregu i jep titullin, Vllaznia është fituesi i dytë moral

Kategoria Superiore ka ulur sot siparin e këtij sezoni sfilitës, por që ka dhuruar emocione deri në minutat e fundit të tij. Si asnjëherë më parë 4 ekipe kanë qenë në vorbullën e titullit kampion përgjatë të 36 javëve. Megjithatë në fund ajo që ia ka dalë ka qenë Teuta. Apolonia ka qenë e pafuqishme përballë durrsakëve, të cilët kanë qenë më të motivuar se kurrë duke shënuar 5 herë në portën kundërshtare.

Dejvi Bregu ka treguar se është një lojtar që di të bëjë diferencën dhe me 3 golat e tij ka qenë vendimtar për ti dhënë titullin Teutës. Ndërkohë në krahun tjetër Vllaznia ka bërë detyrën duke mposhtur Laçin me shifrat 2-0, por një golavarazh i tillë është i pamjaftueshëm për ti marrë kreun ekipit të Martinit, pavarësisht pikëve të barabarta. Për më tepër përballë ka pasur një skuadër si ajo e kurbinasve, së cilës nuk ëshë aspak e lehtë t’i shënosh. Gjithsesi me paraqitjet e shkëlqyera të bëra këtë sezon, Vllaznia është fitues moral në këtë kampionat, ku nga një ekip që luftonte për mbijetesë përfundon në pikë të barabarta me vendin e parë.

Sa i përket Partizanit, të kuqtë kanë marrë një fitore 2-4 në minutat e fundit me Bylisin, që me këtë humbje nuk mund të shpëtojë veten nga rënia në Kategorinë e Parë. Kastrioti ka triumfuar kundër Kukësit dhe e mbyll sezonin në vendin e 8, ku do të përballet në play out me Tomorin për të vendosur se cili do të jetë pjesë e Superiores në edicionin e ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LIVE, Bylis-Partizani 2-4 Spahiu 25′, Antoni 50’/ Cara 33′, Kardozo 61′, Selita 89′, Mala 90′

Bylis: Mali, Ntephe, Preka, Stojanoviç, Trumci, Qardaku, Maçolli, Lorran, Anthony, Ruçi, Spahiu
Trajner: Veljko Dovedan

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Domingez, Idrizaj, Murataj, Kote, Bardhi, Cara, Çinari, Kardoso
Trajner: Ilir Daja

LIVE, Vllaznia-Laçi 2-0 Marku p’ 26′, Dilaver 60′

Vllaznia: Zogovcic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Jonuzi, Marku, Hoxhaj, Imeri, Kruja, Dilaver
Trajner: Tomas Bërdariç

Laçi: Sali; Malota, Ignjatoviç, Obanor; Zulfiu, Deliu, Lushkja, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj
Trajner: Shpëtim Duro

LIVE, Tirana-Skënderbeu 2-1 Seferi 30′, Gjumsi 41’/ Pusi 44′

Tirana: Bekaj; Nuriu, Behiratçe, Hoxhallari Vrapi, Kuka, Stafa, Giamfi, Danso, Gjumsi, Seferi.
Trajner: O. Shehi

Skënderbeu: Dajsinani, Tuni, Agbodzi, Bajrami, Tereziu, Shabani, Douna, Rrapaj, Kaçanolli, Pusi, Kaso. Trajner: M. Memelli

LIVE, Teuta-Apolonia 6-1 Bregu 16′, 49′, 64′, Lorenzo Vila 28′, Arapi 80′, Plaku 90’+1’/ Mihana 34′

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Karabeci, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Gruda
Trajner: Edi Martini

Apolonia: Harizaj; Agiare, Sota, Repaj; Zoga, Smaçi, Shanaj, Jeboah, Mihana, Vasilj, Gjata
Trajner: Fabrizio Kamarata

LIVE, Kukësi-Kastrioti 1-2 Ibraimi 87’/ Silva 45′, Daci 86′

Kukësi: Xhika, Kotobelli, Bytyçi, Ymeri, Dragoshi, Tabaku, Taipi, Domi, Tsintsadze, Gavazaj, Ibraimi.
Trajner: M. Josa

Kastrioti: Hidi, Shkalla, Okebugu, Nuriu, Deliaj, Zhivanaj, Prodani, Moraes, Rami, Bardhi, Devid.
Trajner: R. Ndreu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online