VIDEO/ Teuta e mbyll si mos më keq! Erzeni fiton me përmbysje, parakalon Partizanin dhe i afrohet Tiranës për vendin e parë

Teuta-Erzeni 1-2 Lorenzo Vila 48’/ Kahrimanovic 54′, Nonato 69′

Disa mund ta quajnë surprizë, por në bazë të formës aktuale, ishte mëse e pritur. Erzeni arriti që të fitonte kundër Teutës me shifrat 1-2 duke përmbysur takimin. Vendasit gjetën golin e parë të avantazhit me anë të Lorenzo Vilës në minutën e 48.

Si me buton, pikërisht në atë moment Teuta e mbylli futbollin e luajtur. Erzeni mori frenat e lojës në dorë duke e kthyer takimin me “një portë”. Nuk vonoi më shumë se 6 minuta barazimi, teksa Kahrimanovic shënoi nga distanca në të 54.

Për t’i dhënë fund diskutimeve mendoi Nonato që shtyu topin në portën e boshatisur, pasi Ademi tërhoqi lojtarët e Teutës dhe dha asistin perfekt. Pas kësaj fitore, Erzeni parakalon Partizanin dhe i afrohet Tiranës me vetëm dy pikë. Ndërkohë durrsakët e mbyllin Superioren para Botërorit si mos më keq, pasi ndodhen në vendin e fundit me vetëm 8 pikë pas 12 javësh. /Sport Ekspres/

Teuta: Qirko; Kotobelli, Kouros, Idrizaj, A.Marku; L.Beqja, E.Vila, Karabeci; L.Vila, Gruda, Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi

Erzeni: Xhika; Enck, Krasniqi, Sadiki; Kadriu, Kriviçiç, Mehmeti, Kahrimanovic, Peposhi; Ademi, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online