E habitshme ka qenë ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme me Lucas Paqueta-n. Ish-lojtari i Milanit tentoi të dhuronte spektakël për tifozët e pranishëm në stadium, teksa për një moment përpiqet të kalojë topin sipër kokës së kundërshtarit. Por pas kësaj tentative sheh kartonin e verdhë të drejtuar në fytyrën e tij.
Futbollisti i Lyon-it ndëshkohet sepse… donte të driblonte rivalin. Habia ka mbizotëruar në fytyrën e tij dhe të shokëve të skuadrës, pasi dukej e pabesueshme të ndëshkohesh për një veprim të tillë. Me sa duket në kampionatin francez nuk i tolerojnë fintet në fushë, teksa për të njëjtën arsye kohë më parë është ndëshkuar edhe Neymar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lucas Paquetá booked for attempting a rainbow flick.
The beautiful game is gone.
pic.twitter.com/uPMTX3C2jR— ??????? (@hxMUFC) September 23, 2021