VIDEO/ Tentoi edhe kalimin nga zona e tij në atë kundërshtare, shihni paraqitjen e Ernest Muçit në debutimin me Beshiktashit

Ernest Muçi ka debutuar sot me fanellën e Beshiktashit. Sulmuesi shqiptar zuri menjëherë vendin e tij në formacion, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë firmosi me skuadrën nga Stambolli. 22-vjeçari ka përmbushur pritshmëritë e larta të tifozëve, teksa ka zhvilluar një paraqitje mjaft pozitive kundër Kajserisporit.

Muçi provoi disa herë goditjen në portë, ndërsa nuk u kursye as në lojën në mbrojtje. Në minutën e 82-të provoi edhe një kalim “alla” Teo Hernandez nga zona e skuadrës së tij në drejtim të asaj kundërshtare. Megjithatë, mbrojtësi i fundit i Kajserisporit u tregua i vëmendshëm për të ndalur rrezikun që mund të kanosej nga këmbët e ish-sulmuesit të Legias dhe Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Muci highlights on his debut with Besiktas
byu/Football_24_7 insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online