Derbi i kryeqytetit nuk po dhuron gola, por atmosfera në shkallë është e jashtëzakonshme. Ndeshja është ndërprerë për 3-4 minuta gjatë pjesës së dytë. Hedhja e sendeve të ndryshme dhe kapsollave nga tribunat kryesore ka detyruar Jorgjin të ndalojë ndeshjen, ndërsa dy tifogrupet janë hedhur në aksion.
Flakadanë të shumta janë ndezur nga ultrasit bardheblu dhe ata të kuq, ndërsa tymi i tyre ka mbizotëruar për shumë momente në stadiumin “Selman Stërmasi”, por jo vetëm. Sfida ka rinisur dhe të dy ekipet po luftojnë fort mes tyre për të arritur një rezultat pozitiv.