La Liga kopjon Bundesligën, kreu i Federatës jep lajmin e mirë për tifozët

0

Në Spanjë kanë nisur prej kohësh protestat e tifozëve për të hequr zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit në ditën e hënë. Reagimi më i madh ndodhi nga ultrasit e Alaveshit, të cilët nxorën një koreografi me një arkivol dhe shkrimin “futbolli vdiq” në ndeshjen e 11 shkurtit kundër Levantes.

Gjatë ditës së sotme ka ardhur dhe reagimi i Federatës spanjolle të futbollit (RFEF), nëpërmjet presidentit Luis Rubiales. Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale lajmin e mirë për tifozët spanjollë, duke u dhënë prioritet atyre. Tashmë nuk do të ketë më ndeshje gjatë ditës së parë të javës duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ndërsa mbetet të merret një vendim dhe për duelet e ditës së premte.

Në kampionatin spanjoll nuk do të ketë më ndeshje ditën e hënë, por vetëm të shtunën dhe të dielën. Nuk kemi vendosur akoma për ndeshjet e zhvilluara të premten dhe jemi në kërkim të një akordi që do i kënaqte të gjithë. Biznesi është i rëndësishëm, por tifozët mbeten prioriteti kryesor”, lajmëron kreu i futbollit të vendit iberik.

Një reagim të ngjashëm bënë dhe tifozët gjermanë, të cilët ishin kundër zhvillimit të përballjeve në ditët e hëna. Federata miratoi kërkesën e tyre dhe në Bundesligë nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje të hënën, duke nisur që nga viti 2021.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.