VIDEO/ Tedi Cara vallëzon në zonën e Bylisit, Partizani i afrohet më tepër Vllaznisë

Partizani ka bërë detyrën në transfertën e zhvilluar kundër Bylisit. Të kuqtë kanë arritur që të fitojnë në shifrat 1-2, atje ku golat e realizuara erdhën në pjesën e dytë. Fillimisht do të ishte Cinari nga pika e bardhë e 11-metërshit që dërgoi të kuqtë në avantazh.

Pano Qirko arriti që të kuptojë krahun, por nuk mjaftoi pasi topi përfundoi në cepin e rrjetës. Një penallti e akorduar nga arbitri pas skemës së Malës dhe Cinarit nga goditja e këndit. Detyra do të bëhej më e lehtë për Partizanin pasi Ymeralilaj do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 73 për gjest antisportiv, duke goditur me kokë kundërshtarin.

Për të mbërritur te momenti i Tedi Carës që vallëzoi në mbrojtjen e Bylisit dhe dyfishoi shifrat në minutën e 81. Carkani do të shkurtonte diferencat në minutën e 87 duke u koordinuar saktësisht me portën e mbrojtur nga Alban Hoxha, por goli do të shërbejë vetëm statistikave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online