VIDEO/ Te Tirana me ankesa për arbitrin, Kale i drejtohet stolit zvicerian: Ekip i mirë, por nuk keni nevojë për ndihmën e gjyqtarëve

Një mbrëmje për t’u harruar ishte kjo e sotmja për Tiranën, që eliminohet kështu nga Europa League në momëntin kur ishte vetëm një hap larg historisë. Young Boys ishte një kundërshtar i vështirë pët bardheblutë dhe kjo u pa qartë në fushë, ku përpos rezultatit 3-0 ka pasur diferenca kryeqytetasit nuk kanë bindur as me lojën e tyre.

Megjithatë nuk kanë munguar as ankesat në lidhje me gjykimin e këtij takimi. Te goli i tretë shihej dukshëm një pozicion jashtë loje i lojtarit që më pas dhuroi asistin në zonë, ndërsa më pas do të kishim edhe një karton të kuq për Agustin Torasën, duke i përkeqësaur edhe më shumë situatën Tiranës.

Gjatë momentit të zëvendësimit, Elton Kale ka shkëmbyer disa fjalë me stolin kundërshtar, ku i kujton zvicerianëve se nuk kanë nevojë për ndihmën e arbitrit. “Ekip i mirë, por nuk keni nevojë për ndihmën e gjyqtarëve“, u dëgjua të thoshte në gjuhën angleze futbollisti i Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online