VIDEO/ Nuk ishte koha për të shkruar historinë, grupet e Europa League mbeten një ëndërr e bukur për Tiranën

0

LIVE, Young Boys-Tirana 3-0, Fassnacht 42, Nsame 52′, 61′
Ëndrrës së bukur europiane i erdhi fundi dhe tashmë është momenti për t’u zgjuar për Tiranën. Vetëm një ndeshje e ndante nga grupet e Europa League, por kampionët e Zvicrës ishin një kockë e fortë për bardheblutë. Young Boys ka mposhtur me shifrat 3-0 kryeqytetasit, duke e mbyllur lehtësisht çështjen e kualifikimit.

Atëherë kur ekipi po mbahej fort dhe dukej se do të shkonte drejt dhomave të zhveshjes me rrjeta të paprekura, helvetët shënojnë golin e tyre të parë. Ndërkohë i dyti do të vinte pak pas fillimit të 45 minutave të dyta të takimit, ndërsa nuk do të vononin gjatë për të tundur edhe njëherë tjetër rrjetën e Visar Bekajt, pavarësisht se pretendimet për një pozicion jashtë loje nga ana e Vangjelit ishin krejtësit të drejta.

Mungesa e formës fizike u pa qartë te kampionët e Superiores, të cilët nuk mundën të përballonin forcën e kundërshtarëve. Sot nuk ishte koha për të shkruar historinë dhe grupet e Europa League mbeten ende një ëndërr e bukur për Tiranën, megjithëse vetë mbërritja deri në fazën play off është një arritje për bardheblutë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.