FOTO/ Murinjo braktis gazetarët, dhuron spektakël në rrjete sociale: Më mirë të haja një darkë të këndshme

Zhoze Murinjo ka tërhequr përsëri vëmendjen e mediave mbrëmjen e sotme. Trajneri portugez nuk ka qenë aspak i qetë përgjatë takimit kundër Veronës, që u mbyll në shifrat 2-2. “Special one” u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri i takimit, ndërsa pas përfundimit të kësaj sfide ka braktisur gazetarët. Për herë të dytë këtë sezon Murinjo refuzon të flasë për mediat. “Jo, jo. Murinjo nuk vjen, Murinjo do të shkojë në shtëpi”, ishte fraza e vetme që u dëgjua nga kreu i pankinës së Romës teksa largohej nga stadiumi.

Por, megjithëse nuk ka folur përpara gazetarëve, portugezi ka dhuruar spektaklin e tij në rrjetet sociale. 59-vjeçari ka shpërndarë një postim në “Instagram”, ku dallohen tre foto, të cilave u ka dhënë një shpjegim përkatës sipas mënyrës së tij.

“Foto 1: Posedim i topit; Foto 2: Futboll i drejtpërdrejtë; Foto 3: Unë e dua këtë popull dhe për ta lu.ftoj; Foto 4: Nuk flas, është më mirë të shkoj në shtëpi dhe të ha një darkë të këndshme. Kalofshi një të dielë të mire”, shkruan Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online