Milani lëshon dy pikë mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Salernitanas. Edhe pse sfida dukej e lehtë në letër për kuqezinjtë ndaj një kundërshtari që ndodhet në vendin e fundit dhe shihet si “e pashpresë” për objektivin e mbijetesës, ata nuk mund të shkonin më shumë se barazimi 2-2. Loja nisi me mjaft vrull nga ana e Milanit, teksa Messias gjeti golin në minutën e 5-të të takimit.
Në minutën e 29-të Bonnazoli barazon shifrat, duke mbyllur pjesën e parë në 1-1. Ne minutën e 72-të Salernitana shënon dhe golin e dytë. Do të ishte Rebiç që do të shmangte turpërimin duke realizuar në minutën e 77-të. Pavarësisht pikës së marë Salernitana është jashtë garës së qëndrimit në Serie A, ndërsa nga ana tjetër Milani rrezikon ndjeshëm vendin e parë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?? Rebic’s deflected shot brings us level! pic.twitter.com/weEVV6LtFj
— SempreMilan (@SempreMilanCom) February 19, 2022