VIDEO/ Të parët që sigurojnë biletën për fazën tjetër të Champions League, Giroud bën heroin në frymën e fundit

Mbrëmjen e sotme është mësuar ekipi i parë që siguron një bilet për në fazën tjetër të Champions League, atë me eliminim direkt. Është pikërisht Chelsea i udhëhequr në pankinë nga Lampard ai që ka “larë hesapet” në grupin e tij, pavarësisht se janë ende edhe dy ndeshje të tjera për t’u zhvilluar deri në përfundim të kësaj faze.

Blutë e Londrës kanë mposhtur me rezutlatin 1-2Rennes në transfertë, duke shkuar kështu në kuotën e 10 pikëve. Një ndeshje që u mbyll me dramë në Francë, teksa gjithçka u vendos në momentet e fundit. Ishte Hudson-Odoi ai që shënoi golin e parë të takimit, pas një asisti mjaft të mirë të ardhur nga këmbët e Mount në pjesën e parë, por kur çdo gjë dukej se po shkonte drejt një fitoreje të qetë ishte Rennes që befason 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Guirassy shënon me kokë nga ekzekutimi i një goditje na këndi, duke shtangur disi Chelsea-n. Megjithatë ndeshja përfundon vetëm kur arbitri i fryn bilbili dhe kjo teori u vërtetua edhe njëherë tjetër sot. Giroud bën heroin në frymën e fundit, teksa kur po luheshin minutat shtesë e dërgon topin me kokë në rrjetë dhe i jep fitoren me vlerë kualifikimi skuadrës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/grandesligas_/status/1331323544605782024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online