Komisioni i Disiplinës/ Superiorja bën “paqe”, Tiranës i vihet afat për t’i paguar faturën e Ardian Memës

Ditën e sotme FSHF ka publikuar vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës për sa i përket ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit. Superiorja ka bërë “paqe“ këtë herë, teksa në listën e dënimeve nuk ka vendime nga java e 3-të për ekipet e elitës së futbollit shqitpar. Megjithatë lista e Komisionit të Disiplinës është e gjatë dhe vend kryesor zënë kategoritë inferiore dhe kampionatet e moshave.

Ndërkohë, Disiplina i kujton klubit të Tiranës disa fatura të papaguara kundrejt ish-trajnerit Ardian Mema. Ky i fundit ka fituar gjyqin në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve dhe në drejtim të bardhebluve ka mbërritur ultimatumi me afat 30 ditë për të shlyer borxhet ndaj Ardian Memës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KSSH Veleçiku, Suad Bega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. KF Butrinti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
4. Zyrtari i KF Naftëtari, Adriatik Kanani, për provokim të publikut duke ofenduar spektatorët, në bazë të Nenit 52/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
5. Lojtari i SHS Përmeti, Alvaro Merko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. FK Memaliaj, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
7. Lojtari i Shkëndija Tr. U-19, Flori Maçi, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF Pogradeci U-17, Ledjo Dute, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i Football Republic U-17, Jurgen Bakalli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i KF Butrinti U-19, Indrit Sejko, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Arielo Gegaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i FC Besa U-15, Kevin Hoxha, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i KF Laçi U-15, Nikola Pepa, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. FC Besa U15, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
15. Lojtari i FK Dinamo U-21, Kevin Fetishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16. Pranimin e kërkesës së lojtarit Andi Bakiasi, duke pezulluar zbatimin e dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 12 (dymbëdhjetë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
17. Pranimin e kërkesës së KF Shkodra. KF Bylis, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19 datë 30.01.2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të Nenit 62/1/a të KDS i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditëve për të ekzekutuar vendimin.
18. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ardian Mema. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimeve nr.22 datë 07.07.2020 dhe nr. 22/1 datë 08.09.2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditëve për të ekzekutuar vendimet.
19. Pranimin e kërkesës së lojtarit të SHS Përmeti, Stavro Bidika, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
21. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Eduard Zhupa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online