Legjenda Tyson rikthehet në duelin me rregulla të çuditshme, acarohen tifozët që prisnin spektakël

Fansat e boksit në mbarë botën ishin duke pritur rikthimin e legjendës Mike Tyson në datën 28 nëntor kundër Roy Jones Jr. Të gjithë po prisnin me padurim që pas 15 viteve, arbitri të ngrinte përsëri dorën e Tyson në fundin e ndeshjes, si në kohërat e arta. Por edhe pse duket e pakuptimtë kjo sfidë nuk do të ketë asnjë fitues. Media e dedikuar për boksin dhe artet marciale të përziera, ” The Mac Life Official” publikoi një fotografi me rregullat që do të zbatohen në këtë përballje.

Rregullat: 1. Nuk do të lejohen knock-outet 2. Nuk do të ketë gjyqtarë që të japin verdiktin e ndeshjes 3. Nuk do të deklarohet asnjë fitues 4. Ndeshja ndalon menjëherë nëse një person çahet ne fytyrë 5. Kjo përballje do të zgjasë 8 raunde, 2 minuta secili

Me fjalë të tjera kjo përballje nuk do të quhet një ndeshje, por një stërvitje e filmuar, sepse nuk do të ketë fitues dhe nuk do të lejohen knockoutet. Ky fakt ka acaruar shumë mbështetës të Mike Tyson duke deklaruar se nuk janë të sigurtë nëse do të abonohen për këtë sfidë, e cila do të kushtojë së paku 60 dollarë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

No description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online