VIDEO/ Të panjohurit nga Sllovenia “gjunjëzon” Totenhemin në sekondat e fundit, Konte rrezikon eliminimin nga Liga e Konferencës

Totenhemi ka marrë një rezultat befasues mbrëmjen e sotme. Mura ka mposhtur Spërsat me shifrat 2-1, duke i “gjunjëzuar” me një gol të ardhur në sekondat e fundit. Horvat shënon golin e parë në minutën e 11 për skuadrën sllovene, ndërsa si për të përkeqësuar më shumë situatën për Totenhemin Sesenjon largohet nga fusha me karton të kuq në minutën e 31-të.

Pavarësisht se me një lojtar më pak, anglezët arrijnë të barazojnë me anë të Harri Kejnit në minutën e 72-të. Megjithatë modestët e Muras nuk do të dorëzoheshin deri në fund, ku në sekondat e fundit tundin rrjetën me anë të një kudnërsulmi. Të panjohurit në arenën Europiane, Mura bën surprizën e madhe dhe me këtë rezultat e dërgon ekipin e Antonio Kontes në vendin e tretë në grup, duke i rrezikuar kështu eliminimin nga Liga e Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online