Vllaznia e femrave ka humbur me shifrat 8-0 ndaj Chelsea. Pas një ndeshje në shtëpi me Realin e Madridit, ku u mundën me rezultatin 0-2, vajzat e Shkodrës shkuan në shtëpinë e londinezeve. E vetmja gjë që do të mbahet mend nga ky takim ishin tifozët shqiptarë.
Të gjitha biletat ishin shitur për ta, rreth 400 të tilla. Gjatë gjithë kohës nuk ka munguar mbështetja dhe thirrja në kor: “Vllazni”. Kjo ka lënë mbresa të mëdha te kundërshtarët, po aq sa fakti se kur rezultati shkoi në 7-0, tifozët shqiptarë hodhën tymuese dhe nisën spektaklin si të ishin në fitore. Jashtë çdo imagjinate, të tjerë do të kishin braktisur stadiumin. /Sport Ekspres/
Vllaznia fans let off the flares at 7-0 down!! #CFCW #UWCL
The white smoke sums up the fact that their side have been officially smoked tonight !! pic.twitter.com/JrR6WHtWdf
— Danyal Khan (@DKMatchreports) October 26, 2022