VIDEO/ Conte po festonte si i çmendur për golin e minutës së 97 dhe VAR e anulon, shihni skenat e pazakonta te Totenham-Sporting

Totenham-Sporting ka prodhuar emocione të forta në Champions League, veçanërisht në minutat e fundit. Rezultati i takimit ishte në shifrat 1-1, ndërsa Harry Kane shënoi në të 96. Festa e madhe shpërtheu në stadium, ndërsa Antonio Conte nisi të festonte si i çmendur. Papritur pllakosi heshtja teksa VAR kontrolloi rastin në fjalë dhe goli do të anulohej për pozicion jashtë loje. Trajneri i Totenhemi do të ndëshkohej me karton të kuq dhe do të mungojë në finalen e madhe.

Ky grup është i pazakontë pasi edhe vendi i fundit mund të kalojë më tej në Champions League. Totenhemi ndodhet në vendin e parë me 8 pikë, pas tyre vijnë Sporting dhe Frankfurt me 7 pikë, ndërsa Marseja ka 6 pikë në vendin e fundit. Si për ironi të fatit, përballja e mbetur është pikërisht Marsejë-Totenhem. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online