Sparta e Pragës ka marrë dje një fitore të rëndësishme kundër një kundërshtari direkt si Viktoria e Pilsenit. Goli i fitores ka ardhur në minutën e 13 të shtesës. Krejci ka shndërruar në gol një 11 metërsh dhe ka ndezur festën në stadiumin e tejmbushur.
Të gjithë lojtarët kanë rendur menjëherë pas tij për të ndarë gëzimin e tyre, por Qazim Laçi ka vepruar ndryshe. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vrapuar në krahun e kundërt për të mos e lënë vetëm portierin e tij. Të dy janë përqafuar me njëri-tjetrin dhe kanë festuar si të çmendur këtë fitore mjaft të rëndësishme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Qazim Laçi b?žel oslavit Krejd?v gól s Ková?em. Toho kluka prost? nejde nemilovat ? pic.twitter.com/lnhfWkv4i6
— Milan Procinger (@m_procinger) April 27, 2023