VIDEO: Të gjithë në këmbë, është futbolli i Leo Mesit!

0

Barcelona mposhti pastër 3-0 Liverpulin, një rezultat që u arrit vetëm falë magjisë së Leo Mesit. Liverpuli bëri një ndeshje të madhe dhe gjatë gjithë takimit, tentoi të shënojë, por Ter Shtegen ishte në një formë të shkëlqyer.

Fillimisht, Suarez hapi serinë e golave në minutën e 27’, pas një krosimi perfekt të Zhordi Albës. Pjesa e parë, u mbyll vetëm me këtë rrjetë të “El Pistoleros”, ndërsa në të dytin, Mesi mori frenat e lojës.

“Pleshti” shënoi fillimisht në minutën e 75’, pas një aksioni të krijuar nga vetë ai. Pasimi i tij fillestar gjeti Suarezin, që u ndal nga traversa, por topi i kthyer shkoi në këmbët e Leo Mesit, që nuk e pati të vështirë të shënojë.

Ndërsa në minutën e 83’, Mesi i mahniti të gjithë, pasi nga një distancë më shumë se 30 metra, mposhti portierin Alison me një goditje dënimi, e ekzekutuar në mënyrë të shkëlqyer. Barcelona kështu hedh një hap shumë të rëndësishëm drejt finales dhe me shumë gjasa, katalanasit do të jenë një nga finalistët e këtij sezoni në Champions League.

Champions League

Barcelona – Liverpul   3-0
Suarez 27′, Mesi 75′ 83′

83’ – Gooool! Lionel Mesi dhuron spektakël dhe mposht portierin Alison nga një goditje dënimi perfekte. Ylli argjentinas i mahnit të gjithë dhe shënon golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal

75’ – Gooool! Një aksion perfekt i nisur nga Mesi konkretizohet pikërisht nga ylli argjentinas. Suarez godet traversën, por topi rikthehet në këmbët e “Pleshtit” dhe 2-0 për Barcelonën. Në tapet Liverpuli

27’ – Gooool! Luis Suarez i jep avantazhin Barcelonës, në minutën e 27’. Ish-sulmuesi i Liverpulit ndëshkon të kuqtë pas një krosimi perfekt nga Zhordi Alba, duke hapur sfidën dhe duke kaluar Barcelonën në epërsi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.