Xherdan Shaqiri bëri mbrëmë debutimin e tij për skuadrën e Lyon-it, ku duket se i ka rrëmbyer zemrat e tifozëve pa nisur ende mirë aventurën e tij me francezët. Sulmuesi shqiptar është ylli i ri i skuadrës prej të cilit pritet shumë këtë sezon dhe këtë e tregon fare mirë momenti kur ish-lojtari i Liverpool-it jep asistin në golin e dytë.
Sapo Shaqiri shkon pranë cepit të fushës për të ekzekutuar një goditje nga këndi, të gjithë tifozët dëgjohen duke brohoritur emrin e tij. Mbështetja e madhe e ardhur nga tribunat i jep zemër futbollistit shqiptar, që menjëherë dhuron një asist perfekt për Denayer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/