Ndarja nga jeta e Ylli Mihalit prek De Biasin, ish-trajneri i kuqezinjve: Një shpirt i mirë dhe bujar, do të mbaj në zemër

Bota e sportit shqiptar është trishtuar ditën e sotme, teksa lajmi për ndarjen nga jeta të Ylli Mihalit ka prekur këdo. Fizioterapisti i Kombëtares shqiptare nuk e ka fituar dot betejën e tij me Covid-19. Ndarja e tij nga jeta ka prekur edhe Xhani De Biasin, i cili ka punuar gjatë me të në kohën kur drejtonte stolin e Shqipërisë. Ish-trajneri i kuqezinjve shkruan shqip në llogarinë e tj zyrtare në “Facebook“, ku shpreh gjithë hidhërimin që ndjen nga lajmi i trishtë që ka marrë ditën e sotme.

“Jam vërtet i trishtuar për ikjen nga jeta e mikut tim Ylli. Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht. Fiziku i tij i bëshëm fshehu një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë.  Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time. Faleminderit per gjithcka. PREHU NE PAQE MIKU IM“, shkruan Xhani De Biasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online