Breshia e ka mbyllur pjesën e parë kundër Pordenones me avantazhin 3-1. Kryefjala e këtyre 45 minutave të para ishte Emanuele Ndoji. Futbollisti shqiptar është çmendur me skuadrën e Breshias, duke dhuruar perla nga distanca.
Mesfushori i Kombëtares kuqezi ka tundur dy herë rrjetën, ku të dy golat ishin thuajse identikë. I pari do të vinte në minutën e 9 të takimit, ku i gjendur jashtë zone, e djathta e Ndojit e ndal topin në trekëndëshin e portës kundërshtare. Ndërkohë 30 minuta më vonë do të shënonte edhe një tjetër kryevepër, teksa në njëjtën mënyrë si në golin e parë i dërgon shifrat në 3-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/