“Do votoj në 25 prill“, De Biasi flet për pasaportën diplomatike: Absurde, të japësh një dhuratë e ta marrësh mbrapsht

Një vendim i papritur nga ana e Qeverisë shqiptare për të tërhequr pasaportat diplomatike të dhëna për ekipin kombëtar që arriti në Euro 2016 ka qenë në qendër të vemendjes së mediave këto kohë. Mbi këtë temë ka reaguar edhe arkitekti i arritjes së ëndrrës së tifozëve shqiptarë, Xhani De Biasi. Në një intervistë me gazetaren Enxhi Biba në “Sport News“ në “News 24”, trajneri italian shprehet se i duket absurd ky vendim i qeverisë. Gjithashtu De Biasi shton se ndihet krenar që ka marrë nënshtetësinë shqiptare dhe do të jetë në Tiranë më 25 prill për të votuar për zgjedhjet në Shqipëri.

“E mora vesh vendimin, por nuk ka një vendim zyrtar. E kam dëgjuar vetëm nga ana e gazetarëve. Nuk e kam kuptuar për çfarë arsyeje, vetëm nëse ma shpjegoni ju. Nëse është e vërtetë, është diçka absurde. Nuk është e kuptueshme, sepse nëse më jep një “dhuratë” sepse mendon se unë dhe disa persona të tjerë këmi bërë diçka shumë të rëndësishme për vendin dhe pastaj pas 5 vitesh e tërheq, besoj se është diçka një nuk ka asnjë lloj sensi. Është njësoj sikur t’ju jap një dhuratë dhe më pas t’ju them e dua pas dhuratën time. Më duket diçka absurde, nuk e konceptoj dot dhe shpresoj të mos jetë e vërtetë.

Prirem të jap mendime mbi gjëra të sigurta. Nuk kam asnjë zyrtare nëse duhet ta dorëzoj pasaportën. Pasaporta ime skadon në vitin 2026, prandaj nuk e kuptoj këtë diskutim pas 5 vitesh. Kështu që unë dua ta mbaj deri në vitin 2026, por nëse duan do e dorëzoj dhe do bëj komentet e mia në lidhje me këtë.

Do të vij të votoj në 25 prill, sepse e di që nuk ka shtërngime sa i përket Covid. Jam qytetar shqiptar dhe jam krenar që jam qytetar shqiptar. Më pak krenar nëse mendojnë të më tërheqin pasaportën diplopatike, sepse nuk ka asnjë domethënie për mua. Unë nuk i besoj akoma, por do isha shumë i zhgënjyer nga kjo sjellje.

Kam ndjekur vetëm ndeshjen e fundit, sepse në të tjerat kam qenë i impenjuar. Fitoi 2-0 me San Marinon. Një ndeshje jo e bukur, por e rëndësishme ishte fitorja. Po ashtu fituan me Andorrën, ndërsa me Anglinë ishte shumë e vështirë dhe nuk mund të fitonin.

Unë kam thënë që nuk arrij të bëj mrekulli, por punoj në mënyrë serioze dhe ndjek rrugën që të çon drejt suksesit. Azerbajxhani është ndryshe nga Shqiëria, këtu lojtarët luajnë në kampionatin lokal. Ndërsa Shqipëria ka lojtarë që luajnë në Serie A dhe diferenca nga ana teknike është kolosale“, ka thënë De Biasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online