Juventus me dy fytyra/ Ronaldo i përkëdheluri i bardhezinjve, Pirlo dënon 3 futbollistë

Juventusi do të luajë ditën e nesërme derbin me Torinon, por në këtë sfidë Pirlo nuk do të ketë në dispozicion 3 futbollistë, Dibalën, Mekenin dhe Artur. Ky ishte një vendim i vetë trajnerit italian, i ardhur pas shkeljes së rregullave për Covid-19 nga tre lojtarët, që festuan në shtëpinë e Artur.

Por kjo sjellje tregon një Juventus me dy fytyra, teksa shkelje të tilla nuk ndodhin për herë të parë në familjen bardhezi. Kristiano Ronaldo tashmë mund të ndjejë veten si të përkëdhelurin e “zonjës së vjetër”, pasi ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave për thyerjen e rregullave anti Covid, duke nisur që nga bashkimi me Kombëtaren e deri te dalja jashtë Italie për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Megjithatë në fund asnjë dënim nuk ka ardhur në adresë të tij, duke u mjaftuar vetëm me faktin se jeta private është diçka që u përket vetëm futbollistëve. Megjithatë ky rregull duket se vlen vetëm për Ronaldon, pasi për Dibalan, Mekenin dhe Artur nuk vlen e njëjta gjë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online