VIDEO/ Taulant Seferi jep sinjale pozitive pas ndërprerjes, gjen rrugën e rrjetës kundër ekipit zvicerian

Taulant Seferi është rikthyer me gol pas ndalesës së gjatë të futbollit. Ekipi i tij, Xamax, ka zhvilluar ditën e djeshme një test miqësor kundër Lausanne Ouchy. Ndeshja ka përfunduar në shifrat 4-2 për skuadrën e Seferit, ndërsa edhe vetë sulmuesi kuqezi ka tundur rrjetën. Talenti shqiptar ka qenë autori i golit të dytë të takimit, i cili ka ardhur në minutën e 31.

Me një goditje në hyrje të zonës së rreptësisë, Seferi ka mposhtur portierin kundërshtar dhe jep kështu sinjale të mira për rifillimin e kampionatit në Zvicër. Sulmuesi shqiptar këtë sezon numëron vetëm 1 gol të shënuar dhe 1 asist, ndërsa ka bërë 18 paraqitje në fushën e lojës. Megjithatë ky gol ndoshta mund të shënojë edhe kthesën për të. Kujtojmë se kartoni i lojtarit është në pronësi të Young Boys dhe në fund të sezonit pritet të rikthehet sërish te skuadra e njohur zviceriane për t’u njohur më pas me të ardhmen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online