Verona rrit çmimin dhe kërkon 35 milionë për Kumbullën, Tare e sheh zgjidhjen te Berisha dhe Durmishaj

Zhvillime të reja vijnë nga Italia sa i përket Marash Kumbullës. Një luftë mes Interit dhe Juventusit për shërbimet e tij është bërë e njohur tashmë në media. Por në skenë është edhe Lazio, me Igli Taren që nuk ka ndërmend të dorëzohet për të dërguar në kryeqytet mbrojtësin shqiptar. Duke parë interesimin e madh Verona e ka dërguar çmimin e kartonit të futbollistit 20-vjeçar në 35 milionë euro, por është e gatshme të mirëpresë edhe përfshirjen e lojtarëve të tjerë në marrëveshje.

Pikërisht kjo duket edhe rruga që do të zgjedhë Tare. Durmishaj dhe Berisha mund të jenë çelësi për të arritur te Kumbulla. Të dy kthehen nga huazimi dhe nuk duket të jenë pjesë e planeve të bardhekaltërve, prandaj dërgimi i tyre te Verona mund të ishte një zgjidhje e duhur. Ndërkohë në listën e të huazuarve që kthehen te Lazio këtë verë janë edhe Wallace, Casasola dhe disa të rinj që vijnë nga Salernitana, dhe mund të përdoren për të arritur akordin me Veronën.

Ndërkohë në Itali theksojnë edhe faktin se marrëdhëniet mes Lotitos dhe presidentit të klubit verdheblu, Setti, janë mjaft të mira. Prandaj në rast se Juventusi dhe Interi nuk futen fuqishëm në merkato në verë, Kumbulla mund të përfundojë në kryeqytet sezonin e ardhshëm, ku do të gjejë edhe dy patriotët e tij, Strakoshën dhe Taren. Gjithashtu skema e përdorur nga Lazio është e njëjtë me atë që Juriç aplikon te Verona, ndërsa fakti që bardhekaltrit mund të luajnë në Champions sezonin ardhshëm patjetër që është një argument bonus për të marrë “po”-në e mbojtësit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online